Connect with us

Lajme

Filipçe “pajtohet” me motrat medicinale nga Klinika Infektive, i fton në bisedë të përbashkët

Publikuar

Ndonëse dje u njoftua se kanë kërkuar t’u pranohet dorëheqja nga vendi i punës në Klinikën Infektive, kryeinfemierja Zorica Ljubiçiq Mitiq dhe dy motrat Silvana dhe Divna sot u takuan direkisht me ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe, informon Zhurnal.

Ishte vet ministri Filipçe ai që i ftoi në takim koleget e tij për të biseduar për shqetësimet e tyre dhe për mundësinë për të vazhduar edhe më tej së bashku.

Ministri Filipçe dhe motrat medicinale u pajtuan që së pari të shfrytëzojnë të drejtën për pushim vjetor, e më pas të ulen të bisedojnë për një zgjidhje të mundshme të përbashkët për të vvazhduar me punë.

Filipçe shprehet se përkushtimi i tyre gjatë shtatë muajve të fundit në luftën me pandeminë është për t’u përshëndetur dhe i faleminderoi për të njejtën, informon Zhurnal.

“Mëngjesin e sotëm u takova me koleget Zorica, Silvana dhe Divna, motra medicinale nga Klinika Infektive. Ato shtatë muajt e fundit janë në vijën e parë të luftës me pandeminë. Për përkushtimin e tyre dhe punën e palodhshme u shpreha faleminderim. Kur punohet në kushte të tilla të vështira me shumë stres dhe lodhje, është e kuptueshme të vijë deri te nevoja për ndryshim për çka tërësisht i kuptoj. Gjithsesi, sot i ftova në bisedë dhe biseduam që të qëndrojnë në Klinikë ku puna e tyre vlerësohet. U pajtuam pas pushimit të merituar që e morën, përsëri të ulemi e të bisedojmë, dhe të gjejmë mënyrë si të vazhdojmë më tutje në luftën me Covid në Klinikën Infektive. Çdo person në shëndetësi është i rëndësishëm dhe do të bëj gjithçka që të motivoj punonjësit shëndetësor”, ka shkruar Filipçe në profilin e tij në FB.

Ndryshe në Klinikën Infektive ka edhe motër medicinale e cila punon që 10 muaj dhe e njejta nuk mer asnjë denarë pagë mujore. Bëhet fjalë për një shqiptare nga Haraçina e Shkupit. Asaj i është premtuar vendim në Klinikën Infektive por e njejta është gënjyer për dhjetë muaj me radhë.//Zhurnal.mk

NA NDIQ NË FACEBOOK