Sport
FFM vazhdon investimet në infrastrukturë

Pas 30 viteve, Stadiumi i qytetit në Kavadar do të ketë plotësisht pamje të re. Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut në tërrësi rikontrsuoi dy tribuna (jugore dhe lindore), ndërsa plotësisht do të mbulohet me konstruksion të ri tribuna jugore. Tashmë janë siguruar 2000 ulëse të reja për stadiumin e KF Tikveshit. Komuna e Kavadarit do të rinovojë dhe modernizojë zhveshtoret dhe hapsirat e mbetura në kuadër të stadiumit.
“Për pak kohë kemi kaluar rrugën nga ideja në realizim. Të gjithë e dimë sa rëndësi ka stadiumi i Tikveshit për qytetin e Kavadarit. Jemi shumë të kënaqur nga rrjedha e deritashme e aktiviteteve, avansimi i punëve tashmë shihet, ndërsa pranverën e ardhshme do të shohim pasqyrën e kompletuar të Stadiumit të Qytetit. FFM siguroi mjete për ndërtimin dhe rikonstruimin e tribunave të stadiumit, ndërsa bashkë me vetëqeverisjen lokale do të vazhdojmë të krijojmë kushte për përmirësimin e infrastrukturës futbollistike”, wshtw shprehur presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.
Paraprakisht, Federata e Futbollit të Maqedonisë me mjete të programës “Hat-Trick” të UEFA-së finansoi vendosjen e terrenit të ri me bar natyral me sistem kullimi dhe ujitje në stadiumin “Goce Dellçev” në Prilep, ndërsa gjithashtu vendosi komplet edhe sistem të ri për ndriçim dhe tashmë ai stadium ofron kushte për zhvillim të ndeshjeve në termin të natës nën dritat e prozhektorëve.
Së shpejti, Federata e Futbollit të Maqedonisë tërësisht do të përfundojë punët dhe do të lëshojë në përdorim tribunën e re në stadiumin e Çairit në Shkup, vazhdojnë punimet në ndërtimin e terrenit të ri te fusha e Renovës në Xhepçisht, ndërsa një prej projekteve më të mëdha që pritet të finalizohet është stadiumi “Tumbe Kafe” në Manastir.
Vazhdojnë aktivitetet ndërtimore dhe ndërtimi i tribunës së re në stadiumin “Burimet e Bilijanës” në Ohër, ndërsa një prej projektet më të rëndësishme në periudhën që pason është rinovimi i plotë dhe ndërtimi i tribunës së re në stadiumin e qytetit në Shtip.


















