Sport
Feronikeli tregon forcën ndaj nënkampionit, rrëzon Gjilanin me tri golat e Grecës për tri pikët e para

Ndonëse në letër nuk dukej të ishte favorit i madh, Feronikeli shënoi katër herë për të marrë tri pikë ndaj Gjilanit (4:0), shkruan lajmi.net.
Skuadra e Afrim Tovërlanit kaloi në epërsi qysh në minutën e 14’, kur Bedri Greca shënoi me kokë, pas asistimit të Mendurim Hotit.
Loja e mirë e skuadrës nga Drenasi vazhdoi dhe përsëri Greca shënoi për 2:0, kësaj radhe me një goditje të bukur pas një aksioni individual.
Greca kompletoi het trikun e tij në minutën e 54’, duke vulosur kështu epitetin për më të mirin e takimit.
Rezultatin final të takimit e vulosi Santos, në minutën e 95′ për 4:0.
Feronikeli i Afrim Tovërlanit tashmë numëron tri pikët e para në sezonin e ri, kurse Gjilani i Mezanit ngec në ndeshjen e parë. /Lajmi.net/





















