Sport
Fenomeni: Perez punësonte staf të sigurimit për të ndaluar festat e mia, por unë i dribloja edhe ata

Fenomeni’ ka treguar historinë gazmore të punësimit të sigurimit nga Real Madridi për ta ndaluar atë të organizojë parti, por disa nga rojet u bashkuan me atë në festë.
‘R9’ do të festonte rregullisht në kryeqytetin spanjoll dhe në një intervistë me Jorge Valdano, ai zbuloi se sa e bezdiste presidenti Florentino Perez.
“Ishte një kohë e mrekullueshme pasi Reali dhe qyteti i Madridit është kombinimi më i mirë i klubit dhe qytetit që mund të gjesh”, ka thënë fillimisht Ronaldo ai në intervistën për Movistar +.
“Florentino vendoste staf të sigurisë te dera për të më ndaluar. Unë përfundova duke i dribluar edhe ata. Disa madje u bashkuan në festë!”.
“Ekziston një legjendë për të gjitha, më shumë sesa ajo që ishte në të vërtetë”.
“Ndonjëherë unë ndoshta bëja party [festa] shumë, por në të vërtetë nuk ishte kështu”.
“Unë gjithmonë kam qenë shumë i përgjegjshëm dhe jam përpjekur gjithmonë të mos lëndoj trupin tim”.
“Po, pasi fitoja ndeshjet më pëlqente të festoja … dhe pasi që gjithmonë i fitonim, ky ishte një problem!”.
“Por, legjenda ka më shumë sesa realitet”, përfundoi legjenda braziliane.





















