Connect with us

Kosovë

Fëmijët e gjithë botës nxiten që të protestojnë kundër mos-veprimit ndaj krizës klimatike

Publikuar

Nxënësve të shkollave në mbarë botën po iu bëhet thirrje që të protestojnë kundë mungesës së veprimit ndaj krizës klimatike.

Fëmijët me mbështetësit e tyre ftohen që të dalin në rrugë të premten, nëse është e sigurt për ta bërë, ose të dalin online për të protestuar “në çfarëdo forme që e shohin të përshtatshme”, sipas organizatorëve.

Ky do të jetë aksioni i parë që nga pandemia e koronavirusit.

Greta Thunberg, pionerja e protestave shkollore tha: “Moti ekstrem i nxitur nga krizat klimatike po përshpejtohet në mbarë botën, dhe prapë ne nuk po e trajtojmë si krizë. Jemi në emergjencë globale që po na afekton të gjithë neve. Sidoqoftë, jo secili po i vuan pasojat njësoj.”

Protestat do të fokusohen në Mapa, term i ri për “njerëzit dhe zonat më të afektuara” (Most affected people and areas”, të cilin organizatorët e pëlqyen më shumë se frazën e mëhershme “e keqja globale”, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Protesta e të premtes vjen pas një viti nga java globale e protestës që ndodhi në shtatorin e kaluar e në të cilën vlerësohet se morën pjesë rreth 6 milionë njerëz. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK