Lajme
Fëmija i paushqyer për 24 orë gjendet pranë trupit të pajetë të nënës në Pogradec

Një grua është gjetur e pajetë në banesën e saj mbrëmë në Pogradec. Sipas raportimeve të para ajo ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Viktima ka lënë një vajzë rreth 10 vjeçe me sëmundje të epilepsisë e cila dyshohet të ketë qenë pa ushqim për gjatë 24 orëve.
Fëmija është gjetur e pa ngjyrë nga policia dhe e nxirë nga mungesa e ushqimit, ku pasi ka marrë trajtim nga pediatri ka rimarrë veten.
”Ndërkohë nga institucionet do të njoftohet Shërbimi Social Korçë për të gjetur zgjidhjen se si do vijohet me strehimin e fëmijës. Fëmijës do t’i bëhet edhe testi i COVID-19. Gruaja e cila është me nënshtetësi maqedonase para një muaji ka humbur bashkëshortin”.
Në banesën e viktimës janë gjetur edhe ilaçe që dyshohet të jetë vetëvrarë./T Ch/
.





















