Connect with us

Kosovë

Fadil Maloku me përgjigjjen e tij bën që profesoresha anonime t’i rrudhë krahët dhe të ikë

Publikuar

Profesori i njohur kosovar, analisti dhe ish politikani, Fadil Maloku, duket se ka nxitur një reagim mjaft të papërshtatshëm te një kolege e tij në universitet. 

Fadil Maloku thotë se një profesoreshë “i kishte rrudhur krahët dhe kishte ikur” pas një përgjigje të tij në lidhje me prononcimet publike për fenomene të ndryshme shoqërore.

Ai pretendon të jetë pyetur nga zonja anonime se “pse është shumë i ashpër në prononcimet publike”, përcjell Periskopi.

Përgjigjja që ka shkaktuar reagimin e papërshtatshëm duket se ka qenë si vijon: “I thashë, nuk qëndron faji te unë. Unë vetëm i konstatoj ngjarjet dhe proceset që ndodhin. Por te ata që i shkaktoj gjithë këto sjellje dhe devijime në shoqërinë shqiptare.”

Statusi i plotë dhe i paredaktuar: 

Një kolege sapo më tha; Profesor, po je shumë i ashpër në prononcime publike?!
– I thash, nuk qëndron faji te UNE, (sepse, unë vetëm i KONSTATOJ ngjarjet dhe proceset që ndodhin) po te ATA, që i shkaktojnë gjithë këti SJELLJE e DEVIJIME në shoqëritë shqiptare?
S’di, a ia dhash përgjigjen e duhur? ?
– Ajo, rrudhi krahët dhe iku!

NA NDIQ NË FACEBOOK