Connect with us

Kosovë

Evakuohet zona rreth Kullës së Eiffelit në Paris, dyshime për bombë

Publikuar

më

Kulla e Ajfellit (Eiffel) është evakuuar pas një kërcënimi me bombë.

Policia ka vënë kordonet në meditën e sotme në këtë vend pasi një thirrje telefonike anonime kishte pretenduar që aty ishte lënë një eksploziv.

Zyrtarët e armatosur mund të shiheshin në kordonin e vendosur në rrugët në afërsi, ndërsa mediat franceze raportuan se ekipet e eksploziveve po merreshin me gjurmimin e pajisjes eventuale eksploduese, shkruan DM, përkthen Periskopi.

Rrugët që çonin drejt Kullës së Ajfellit janë bllokuar ndërsa njerëzve iu është thënë që ta shmangin qarkullimin në atë zonë.

Informacione shtesë priten në vijim.

NA NDIQ NË FACEBOOK