Sport
Enrique me lëvdata për Busquets: Është akoma në mesin e lotjarëve më të rëndësishëm për Spanjën

Sergio Busquets, përkundër moshës së tij, duket se akoma luan rol kyç te kombëtarja e Spanjës.
Kështu të paktën ka bërë të ditur selektori i Spanjës, Luis Enrique, pas ndeshjes që Spanja e luajti me Gjermaninë.
“Busi është një lojtar i cili nuk ka nevojë të flas shumë, prezenca e tij imponon respekt” ka thënë Enrique, para ndeshjes me Ukrainën, transmeton lajmi.net.
“Por, ai nuk është këtu për atë që kontribuon jashtë fushës, ai është për atë që bën në fushë”, ka shtuar trajneri.
“Ai bën lojë më të mira ose të këqija, por ai është një nga më të rëndësishmit në kombëtare”, ishin fjalët e Enrique.
32 vjeçari nuk ka nevojë ta dëshmojë veten para Enrique, pasi me të njëjtin ka punuar një kohë te skuadra e Barcelona. /Lajmi.net/





















