Kosovë
EKSKLUZIVE: Periskopi merr vesh se kur publikohet lista e Kombëtares së Kosovës për Maqedoninë e Veriut

Kosova do të luajë kundër Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, në hapin e parafundit potencial për të arritur një vend në Euro 2020.
Periskopi ka marrë vesh nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), z.Agim Ademi, se lista me të ftuarit nga Bernard Challandes do të publikohet më 5 tetor.
Ndeshja e Kombëtares tonë kundër maqedonoveriorëve zhvillohet tri ditë më vonë, më 8 tetor në Shkup.
Ende nuk dihet nëse lojtari kryesor i sulmit kosovar, Vedat Muriqi, do të jetë i aftë për të luajtur këtë ndeshje vendimtare për dardanët.
Ndërkohë që disa prej futbollistëve të tjerë kryesorë tashmë kanë nisur të zhvillojnë ndeshjet e tyre të para kampionale për ekipet ku luajnë.
Sidoqoftë, ende nuk dihet as për fatin e Milot Rashicës që si duket është i vendosur për të braktisur Werder Bremenin për një aventurë më të madhe. Brengosëse për Rashicën është minutazha fare e paktë në sezonin e ri 2020-21. /Periskopi




















