Sport
Gramoz Kurtaj firmos me Gjilanin

Ashtu siç ka raportuar ekskluzivisht më herët lajmi.net, Kurtaj pritet shumë shpejt të zbarkojë në Kosovë për t’u paraqitur me ‘Skifterat’.
Burimet e lajmi.net bëjnë me dije se 29-vjeçari ka nënshkruar sot kontratën me Gjilanin, ndërsa pritet të jepet vetëm drita e gjelbërt nga klubi i tij aktual Thanh Hoa që ky transferim të zyrtarizohet.
Mesfushori me skuadrën e tij vietnameze ka 15 paraqitje këtë sezon, duke arritur të gjejë 6 herë rrugën e golit.
Gramoz Kurtaj do të jetë transferimi i shtatë nga skuadra e Gentjan Mezanit këtë verë.
Kurtaj do të jetë një ndihmë e madhe për Gjilanin, me gjithë përvojën që ka fituar në aventurën e tij të gjatë në Evropë. /Lajmi.net/






















