Connect with us

Kosovë

Dy pilotë shohin një njeri duke fluturuar mbi Los Angeles në të njëjtën lartësi me aeroplanët e tyre

Publikuar

Dy pilotë në dy fluturime të ndryshme kanë raportuar se e kanë parë një njeri duke fluturuar mijëra metra mbi qiellin e Los Angelesit të dielën, duke nxitur një hetim nga autoritetet.

Piloti nga American Airlines po i afrohej Aeroportit Ndërkombëtar të Los Angelesit rreth orës 6 e 30 të pasdites kur thirri kontrollin e trafikut ajror.

Personi i paidentifikuar që po fluturonte kishte lartësinë e aeroplanit, kishte thënë piloti, shkruan NBC, përkthen Periskopi.

“Sa e kaluam një burrë që po fluturonte,” tha ai.

“Veç në Los Angeles,” tha një person tjetër i paidentifikuar.

Por, këtë ngjarje të pazakontë e ka parë edhe një pilot tjetër nga Southwest Airlines.

Edhe Administrata e Aviacionit Federal i ka konfirmuar këto të dhëna në një deklaratë gjatë ditës së sotme. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK