Connect with us

Ndryshe

Dy orë e gjysmë në akull, austriaku vendos rekord të ri botëror

Publikuar

Një 42-vjeçar nga austria ka qëndruar për 2 orë, 30 minuta dhe 57 sekonda në një kuti të mbushur me akull.

I veshur vetëm me rroba noti, Josef Koeberl ka thyer kështu rekordin botëror të vendosur nga ai vetë.

Ai u mbulua me akull deri në nivelin e shpatullave brenda një kutie xhami.

“Nuk mendova se do t’ia dilja. Ishte kohë e gjatë, por kaloi shumë shpejt. E pabesueshme,” u shpreh Koeberl për gazetarët.

“M’u desh të përqendrohesha. Pas dy orësh e gjysmë, presioni ra pak, por sërish ishte ftohtë,” shtoi ai.

Austiraku mbante rekordin për kontakt të plotë me akullin me kohën 2 orë, 8 minuta dhe 47 sekonda. Me rezultatin e sotëm ai ka tejkaluar veten e tij me rreth 22 minuta.

NA NDIQ NË FACEBOOK