Connect with us

Sport

Dy futbollistët e Kosovës që kanë kuotën më të vogël për të shënuar sonte

Publikuar

Me fillim nga ora 20:45 në “Stadio Ennio Tardini” në Parma të Italisë, “Dardanët” do të përballen me Moldavinë në Ligën C.

Do të jetë hera e parë që Kosova takohet me Moldavinë, me ‘Dardanët’ që kanë katër vite që janë pranuar në UEFA dhe FIFA.

Interesimi për këtë sfidë është i madh derisa bastoret kanë nisur të japin parashikime interesante.

Në vlerësimin se cili lojtarë ka më së shumti gjasa për të shënuar gol kompania “bet365” ka vlerësuar se Atdhe Nuhiu e Elbasan Rashani kanë gjasat më të mëdha duke u kotur me 2.75.Pas këtyre me kuotë të njëjtë 2.87 kanë Florent Hasani e Milot Rashica, derisa Arbër Zeneli ka kuotën 3.5.

Më me se paku shanse është Mërgim Vojvoda që kap kuotën 15.00. /Lajmi.net/