Connect with us

Lajme

Dumoshi takon pjesëmarrësit e kampit të përbashkët rinor Kosovë – Shqipëri

Publikuar

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, në kuadër të Muajit të Rinisë i cili është mbushur me aktivitete të ndryshme që ishin me interes për fushën e rinisë, ka pritur sot në takim një grup të rinjsh nga Kosova dhe Shqipëria, pjesëmarrës të sesionit të dytë të kampit rinor i cili ka nisur në Kosovë, pas atij që është mbajtur në Shqipëri në korrik të këtij viti.

Dumoshi u shpreh e lumtur që po pret të rinjtë në takim dhe theksoi që konsideron që shkëmbimi i eksperiencave dhe ndarja e njohurive mes dy vendeve tona është tepër e rëndësishme, aq më tepër kur të dy vendet gëzojnë potencial të jashtëzakonshëm rinor.

Të rinjtë pjesëmarrës u shprehën entuziastë dhe të lumtur për takimin dhe e vlerësuan kampin si një hapsirë ku përveç njohurive të reja po përfitojnë njohje të reja e eksperienca të paharrueshme.

Të rinjtë do të kenë mundësinë të ndajnë eksperienca dhe të aftësohen në këto tema:

  1. Mbrojtja e mjedisit jetësor në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovës.
  2. Rrjetëzimi dhe partneriteti për vitin 2020.
  3. Mbështetja e të rinjve në aspektin psiko-social gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.

I gjithë kampi është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Rinisë e Shqipërisë.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK