Sport
Drejtuesit e KOK-ut takuan ministren Dumoshi

Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi dhe bashkërenditja e aktiviteteve, në interes të sportit.
Të dyja palët u dakorduan për domosdoshmërinë e fillimit të aktiviteteve sportive, sa më shpejt që është e mundur, duke zbatuar me përpikëri protokollet përkatëse të dala nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar Shëndetësor, në lidhje me pandeminë Covid 19.
U diskutua edhe për pakon emergjente të ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovsës për sportin, për çka u dakorduan që të gjendet modeli më i përshtatshëm për ndarjen e ndihmës emergjente për organizatat sportive.
Një tjetër çështje që u diskutua dhe u arrit pajtueshmëri e plotë, ishte që si KOK, ashtu edhe MKRS, t’i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës për mbështjetjen e funksionimit të Agjencisë Kombëtare për Anti-Doping “KosADA”.






















