Kosovë
Donald Trump Jr. i jep zë fjalëve të Grenellit: Kurti është anti-amerikan

Edhe i biri i presidentit amerikan Donald Trump, Donald Trump Junior (I riu), ka shpërndarë fjalën e të dërguarit të posaçëm për dialogun, Richard Grenellit – në të cilin ai e quante Kurtin anti-amerikan.
“Një gjë është e sigurt, gjithnjë Albin Kurti do të jetë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.” – thoshte Grenell në një status shpërthyes në Twitter, përcjell Periskopi.
“Ai ishte kundër ideve të Obamas, dhe ishte kundër ideve të Bushit. Simbolizmi s’ta paguan qeranë; punët po.” – shtonte ai.
Statusi është shprëndarë nga Donald Trump Junior para jo më shumë se një ore duke e vënë Kosovën në një pozitë mjaft të vështirë – pasi Kurti është kreu i partisë më të madhe parlamentare në vend.
Ky reagim erdhi pasi partia e Kurtit paralajmëroi mos-zbatimin e marrëveshjes nëse vinin përsëri në pushtet. /Periskopi























