Connect with us

Sport

Diego Simeone rezulton pozitiv me COVID-19

Publikuar

Ish-mesfushori i Lazio dhe Inter është izoluar pasi ka testuar pozitiv për koronavirus të premten.

“Skuadra e parë dhe stafi iu nënshtruan testeve të premten, sapo u kthyen nga kampi trajnues në Los Angeles de San Rafael pasi kishin zbuluar një anëtar pozitiv të grupit në testet e mëparshme të enjten”, shkroi klubi një njoftim.

“Analiza e testeve të reja ka përcaktuar që trajneri ynë, Diego Pablo Simeone, dha një rezultat pozitiv për COVID-19. Ai nuk ka simptoma dhe është në izolim në shtëpi”. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK