Sport
Di Marzio: Arrihet marrëveshja mes Lazios dhe Fenerbahce

Pasi kishin arritur marrëveshje me lojtarin, Lazio duhej të fliste edhe me Fenerbahcen për kartonin e Vedat Muriqit.
Sipas Gianluca Di Marzio, marrëveshje përfundimtare është arritur sonte mes Lazio dhe Fenerbahce, përcjell lajmi.net.
Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga skuadrat për transferimin.
Kujtojmë se Vedat Muriqi ka munguar me Kosovën në ndeshjet e shtatorit, si pasojë e një lëndimi. /Lajmi.net/






















