Connect with us

Kosovë

Deputeti i LDK-së për Mimoza Kusarin: Shuni se po flet ajo qe nuk po mund ta bëjë vendin kurrkah

Publikuar

Në LDK kanë reaguar pas deklaratave të deputetes Mimoza Kusari e cila tha se në Lidhjen Demokratike e shtypin mendimin ndryshe.

Deputet i LDK’së, Hatim Baxhaku ka thënë se Mimoza Kusari ka formuar dhe shkatërruar parti për mungesë të mendimit ndryshe.

Ai thotë se ajo nuk ka mundur të gjejë vend në asnjë koalicion e se akuzohet për keqmenaxhim dhe korrupsion.

Baxhaku ka shkruar në Facebook se deputetja Kusari ka shëtitur me anëtarësim e koalicione në të gjitha partitë.

Postimi i plotë:

Shuni se po flet Mimoza Kusari!?

-Po flet ajo qe formoi parti dhe e shkaterroi dhe akuzon LDK per munges te mendimi ndryshe.

-Po flet ajo qe nuk ka mundur te zen vend ne asnje koalicion

-Po flet ajo qe akuzohet per keqmenagjim dhe korrupsion kur pati poste ne institucione.

– Po flet ajo qe nuk po mund ta bene vendin kurrkah

– Po flet ((po bertet ) ne kuvend e studio televizive si e gjithedijshme duke mos i zene gjuha vend

– Shuni se ajo i din te gjitha nga se ka shetit me anetaresim e koalicione ne te gjitha partitë

Nese doni te mesoni çka eshte HIPOKRIZIA dhe DEMAGOGJIA – shuni!Vetem degjojeni Mimozen

NA NDIQ NË FACEBOOK