Kosovë
Deputeti i AAK-së për takimin në SHBA: Nuk lejuam gabime për të cilat do na dënonte historia

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka komentuar tensionet e ngritura në Ëashington pak para nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas tij, AAK nuk ka lejuar të bëhen gabime për të cilat sipas tij do të pendoheshim më vonë.
Shkrimi i plotë:
E vërteta e prapaskenave në Shtëpinë e Bardhë, mban emrin Selim Selimi.
Sa i përket kryeministrit Hoti, unë mbaj anën e tij, në raport me palët e treta, sepse tekefundit ai është kryeministri i vendit tim.
Roli i Haradinajt në Marrëveshje, veçse u bë i njohur, por, tendenca e Hotit ta minimizojë këtë rol, është e pandershme. Më mirë të mos flasë fare, sesa të thotë të pavërteta.
E rëndësishme është se para presidentit Trump u gjunjëzua adresa pothuajse e vetme e Putinit në Ballkan, Vuqiqi, pasi që llogaritet që Hoti ka qenë në shtëpinë e vet.
Kush të dojë le t’i marrë meritat tash. Fatmirësisht ishim prezentë dhe nuk lejuam gabime për të cilat do na dënonte historia.
Selimi kreu detyren atë ditë tamam si ushtar.






















