Connect with us

Kosovë

Deputet Bajqinovci tallet me dyshimet se Haradinajt kanë rrahur truprojen e tyre

Publikuar

Deputeti i Vetëvendosjes ka komentuar rastin ku dyshohet se Ramush dhe Daut Haradinaj kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një punëtori të tyre. 

Rasti në fjalë ka përfunduar në Policinë e Kosovës ndërsa ende nuk dihet vërtetësia apo motivet e tij.

Bajqinovci, që ka qenë ndër deputetët më të zëshëm të Vetëvendosjes e që më herët e kishte udhëhequr një emision politiko-mjekësor në KTV, ka kërkuar me ironi një “sindikatë të truprojeve”, përcjell Periskopi.

Ai ka pyetur “Nëse e kanë rrahur truprojen e tyre (Ramush dhe Daut Haradinaj), pyetja që shtrohet është: kush do t’i ruajë truprojet nga politikanët?”

Statusi i plotë: 

Për një Sindikatë të Truprojeve
Nëse e kanë rrahur truprojen e tyre, pyetja që shtrohet është: kush do t’i ruaje truprojet nga politikanet?

NA NDIQ NË FACEBOOK