Sport
Depay te Barcelona? Van Gaal dyshon se holandezi ka aftësitë e duhura

Ish trajneri i Holandës, Louis van Gaal, ka dhënë disa komente mbi situatën aktuale të Memphis Depay, kur lojtari po lidhet me Barcelonën.
Van Gaal beson se Depay ka kualitete të mira, por nuk e sheh në nivel të emrave si Ronaldo apo Messi.
“Depay është i talentuar, por ai nuk është Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo”, ka thënë Van Gaal, transmeton lajmi.net.
Dje raportohet se Depay ka marrëveshje personale me Barcelonën.
Barcelona akoma nuk ka nisur ofertë zyrtare drejt Lyon për kartonin e lojtarit holandez. /Lajmi.net/





















