Sport
Depay në Barcelonë, zbulohet çmimi i blerjes nga Lyon

Barcelona do ta transferojë yllin e Olympique Lyon, Memphis Depay, ka bërë të ditur Fabrizio Romano nga Sky Sport, transmeton lajmi.net.
Klubi katalan do të paguajë 30 milionë euro, përfshirë bonuset, për shërbimet e reprezentuesit holandez.
Oferta e parë nga Barcelona do të pranohet nga drejtuesit e klubit nga Ligue 1.
Depay tashmë ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën disa ditë më parë.
Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman ka biseduar me Depayn javën e kaluar. /Lajmi.net/
Barcelona will end up signing Depay – final fee €30m [add ons included as per @MikeVerweij]. The first official bid will be accepted by OL. Personal terms already agreed days ago. #MUFC never been interested in matching the bid. Koeman spoke with Memphis last week.
#FCB https://t.co/iLtcHGhPrM
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 14, 2020





















