Sport
Depay do të jetë lojtari i ri i Barcelonës

Lionel Messi ka marrë edhe një herë vëmendjen e gjithë botës, kur njoftoi se do të qëndronte te Barcelona.
Sikur të mos mjaftonte kjo, Post United parashikon edhe nënshkrimin e Memphis Depay nga Barcelona, përcjell lajmi.net.
Thuhet se katalanët do t’i paguajnë deri në 25 milionë euro Lyonit për shërbimet e holandezit.
Depay është lojtar i njohur për trajnerin e ri të Barcelonës, Ronald Koeman, të cilin e ka stërvitur te Kombëtarja e Holandës.
Andaj transferimi i tij në ‘Camp Nou’, është dëshirë e trajnerit Koeman, që duket i vendosur të nis një revolucion te Barcelona./Lajmi.net/






















