Sport
Denver shtyjnë serinë, sforcojnë ndeshjen e gjashtë me fitoren ndaj Clippers

Nuggets kanë shënuar mbrëmë një fitore shumë të rëndësishme, duke sforcuar kështu një ndeshje të gjashtë.
Me rezultatin 3:1(seri) në favor të Clippers, Denver dhanë maksimumin dhe fituan me rezultatin 111:105, shkruan lajmi.net.
Më i dalluari te Nuggets ishte Jamal Murray, i cili kontribuoi me 26 pikë, duke u ndihmuar edhe nga Nikola Jokic, ky i fundit që shtoi 22 pikë dhe 14 kërcime.
Te Clippers, si gjithmonë, më të dalluarit ishin Kawhi Leonard me 36 pikë dhe Paul George me 26 pikë. /Lajmi.net/






















