Sport
Debutuesi Broja: Jemi ekip i fortë, duhet të mbajmë kokën lartë

Broja e nisi ndeshjen nga stoli dhe bëri disa minuta të mira ndaj Lituanisë, duke regjistruar edhe një goditje të rrezikshme.
Lojtari që luan me Chelsea beson se skuadra pati mundësi të mira, por mbi të gjitha duhet të mbajnë kokën lartë pasi janë skuadër e fortë.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell fjalët e Brojës.
“Jam ndjerë shumë mirë që kam hyrë në fushë për herë të parë. Janë shumë çuna të mirë. Është një gjë e mirë të debutosh me ekipin e parë. Jam shumë i kënaqur.
Pozicioni në krahun e djathtë- Në futboll duhet të luash në shumë pozicione, ku të fut trajneri. Duhet të bësh një punë për ekipin. Sot u vra Roshi dhe u desh të futesha në pozicionin e tij. Nuk është pozicion që nuk e di, kam luajtur në krah të djathtë, të majtë, edhe sulmues qendre. Më shumë sulmues jam. Duhet të bëja atë pozicion për ekipin.
Kapacitetet për gjërat e mëdha- Jemi bërë shumë ekip i fortë. Janë shumë çuna të mirë, stërvitemi fortë dhe kemi ekip shumë të mirë. Sot kemi humbur 0-1. Kemi bërë më shumë raste, por kështu ndodh në futboll. Duhet të mbajmë kokën lartë dhe të fitojmë shumë ndeshje bashkë”, u shpreh Broja. /Lajmi.net/






















