Connect with us

Sport

 Davis flet për dëmtimin në kyç, sinjale të mira për Lakers

Publikuar

AD pësoi një dëmtim në kyç gjatë ndeshjes së katërt në finalen e konferencës perëndimore, por ky lëndim nuk e ndaloi atë dhe skuadrën e tij për fitoren.

Pas ndeshjes, njeriu i madh i Lakers ka thënë disa fjalë për situatën e palakmueshme me dëmtimin, duke konfirmuar se do të jetë aty për ndeshjen e pestë.

“Kyçi duket të jetë mirë. Kam natën e sontme dhe të nesërme para ndeshjes tjetër”, ka thënë Davis, transmeton lajmi.net.

“Ishte dëmtim i keq, por jo aq i keq. Do të jetë mirë”, shtoi ‘vetulla’.

AD ishte më efikasi te Lakers në ndeshjen e fundit, duke bërë që skuadra e tij të shkojë në 3:1 në serinë finale ndaj Nuggets. /Lajmi.net/