Connect with us

Sport

Dardanet të gatshme, shpresojnë në fitore kundër Estonisë

Publikuar

Para stërvitjes në konferencë për media përzgjedhësja, Afërdita Fazlija dhe lojtaret Edona Kryeziu dhe Erëleta Memeti, kanë shfaqur optimizmin për fitore, edhe pse kanë vu në pah mungesat e rëndësishme për këtë ndeshje. Përzgjedhësja Fazlija pret që futbollistet që do të paraqiten në fushën e lojës do të japin maksimumin, derisa theksoi se në bazë të grupit dhe në bazë të rrethanave ende janë brenda objektivit pasi deri në fund të ciklit kualifikues janë edhe 5 ndeshje.

Ndërkaq, kapitenia Edona Kryeziu theksoi se në ndeshjet e fundit 70% e ekipit të parë kanë qenë lojtaret nga Diaspora, kurse këtë herë Kombëtarja do të bazohet në lojtare nga kampionati vendor dhe për këtë arsye e ka vlerësuar si ndeshjen më të vështirë të këtij cikli.

Në anën tjetër, njëra nga dy futbollistet e vetme nga klubet evropiane që ka arritur të vijë në këtë ndeshje, Erëleta Memeti ka thënë se beson te fitorja pa marrë parasysh se kanë mungesa të shumta.

NA NDIQ NË FACEBOOK