Sport
‘Dardanët’ organizohen para takimit me Greqinë, nuk e harrojnë as legjendën Fadil Vokrri

‘Dardanët’ kësaj radhe nuk do të jenë të pranishëm në stadium, shkak pandemisë COVID-19 e cila nuk lejon të luhen ndeshjet me tifozë. Por, tifozët e Kosovës kësaj radhe kanë filluar të organizohen që takimin ndaj Greqisë, ta shohin së bashku në zyret e fanclubit të tyre në Prishtinë.
Gjithashtu ata kanë kërkuar nga të gjithë tifozët që të vendosin, flamuj e rekuitiza nëpër dritare dhe ballkone në shenjë përkahje për Kosovën tonë.
Kurse, nuk mund të harrohet traditën e duarktrokitjes së minutës 9-të në nder të legjendë sonë Fadil Vokrri. /Lajmi.net/






















