Connect with us

Sport

Dardanët me një pankartë ‘mikpritëse’ për kombëtaren e Greqisë

Publikuar

Grekët udhëtojnë drejt Prishtinës, ku në ‘Fadil Vokrri’ i pret kombëtarja e Kosovës, në duelin që kontestohen tri pikët, shkruan lajmi.net.

Para kësaj ndeshje, ndonëse nuk mund të jenë nëpër stadiume, Dardanët po kujdesën që të japin disa mesazhe për grekët.

“This time Troy can’t be defeated!” thuhet në pankartën e Dardanëve, e që në gjuhën shqipe përkthehet si “Kësaj radhe, Troja nuk mund të mposhtet”.

Ky mesazh është vënë në afërsi të stadiumit ‘Fadil Vokrri’, ku edhe pritet të kalojë autobusi i grekëve. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK