Connect with us

Shëndetësi

COVID-19: Rritet numri i të shëruarve në Gjilan, vazhdojnë të mbesin 116 raste aktive

Published

on

Në bazë të statistikave zyrtare, në Komunën e Gjilanit ka një rënie të infeksionit në javën e fundit dhe rritje të numrit të të shëruarve, transmeton Klan Kosova.

Aktualisht në komunën e Gjilanit vazhdojnë të mbesin 116 raste aktive me COVID-19, nga 930 të infektuar që prej fillimit të pandemisë me 13 marsi i këtij viti. 41 qytetarë të Gjilanit kanë humbur betejën me virusin ndërsa 773 janë shëruar plotësisht.

27 pacientë janë të hospitalizuar me COVID-19 dhe vazhdimisht janë nën kontrollin shëndetësor të mjekëve. Gjithsej janë 34 mostra në pritje të mara nga qytetarët dhe 47 mostra të mësimdhënësve, përcjell Klan Kosova.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se nga 14 shtator niveli primar i shëndetësisë ka edhe detyrën shtesë të monitorimit dhe kontrollit të shëndetit të nxënësve nëpër shkolla, për të qenë gjendja stabile dhe në bazë të parametrave të paraparë për parandalim të virusit COVID-19.

Ai gjithashtu njoftoi lexuesit se nga e hëna do të hapet edhe biblioteka e qytetit, por me numër të kufizuar të lexuesve dhe në kushte pandemie me respektim të plotë të masave mbrojtëse.

The post COVID-19: Rritet numri i të shëruarve në Gjilan, vazhdojnë të mbesin 116 raste aktive appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK