Sport
Contes i plotësohet dëshira, Vidal arrin marrëveshje me Interin

Përfaqësuesit e kilianit po përpiqen të ndërpresin kontratën e ish-mesfushorit të Juventusit me Blaugranët, por Nerazzurët nuk po humbin kohë.
La Gazzetta dello Sport pretendon se Vidal ka rënë dakord për një marrëveshje dy-vjeçare me Interin, me një mundësi rinovimi për një vit tjetër.
Gazeta thotë se marrëveshja do të jetë me vlerë 6 milionë euro në sezon dhe Antonio Conte shpreson ta ketë 33-vjeçarin në dispozicion kur Interi të rifillojë stërvitjen më 7 shtator. /Lajmi.net/






















