Connect with us

Kosovë

Cilat ishin gjërat e reja që tha sot Albin Kurti?

Publikuar

Ish kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sonte sërish në lidhje me zhvillimet e fundit e të parafundit politike në Kosovë duke përsëritur e ripërsëritur shumë e shumë fjalë të mëparshme por duke i thënë edhe disa gjëra të reja. 

Kurti bëri një varg interpretimesh të çuditshme, por edhe pretendimesh të pakonfirmuara dhe thashethemesh problematike.

Ai deklaroi ndër tjerash edhe se “presidenti Thaçi në mënyrë të nënkuptuar i kishte kërkuar që ta ndante ekonominë e Kosovës” me formën vulgare “Trepçën ti, e unë atë, e ti këtë”. Një pretendim të tillë Kurti nuk e kishte bërë asnjëherë më parë, ndërkohë që takimi në fjalë ishte mbajtur para 6 muajsh e nëntë ditësh, më 13 mars, përcjell Periskopi.

Kryetari i partisë Vetëvendosje u mor edhe me thashetheme gjatë kësaj interviste. Thashethemi kësaj radhe ishte në funksion të delegjitimimit të marrëveshjes së Washingtonit. Ai pretendoi se ambasadori Richard Grenell po e mësynte pozitën e Sekretarit të Shtetit në administratën e re Trump.

Pse nuk ndodhi ndarja e Kosovës në Washington?

Kurti për një pyetje të tillë nuk pati një përgjigje direkte por la të nënkuptohej se ideja ende nuk kishte vdekur.

Po ashtu, Kurti në fund të këtij emisioni, paralajmëroi një qëndrim të dhimbshëm nga partia e tij në lidhje me politikën në Republikën e Shqipërisë.

Gjë e re është edhe vlerësimi dashamirës i z.Kurti për figurën e Marti Ahtisaarit. Kurti në vitin 2007 e kishte vlerësuar si tepër të dëmshëm propozimin e Ahtisaarit që çoi në pavarësinë e Kosovës. Në protestën e mbajtur më 10 shkurt ishin vrarë me plumba gome dy persona. /Periskopi