Connect with us

Lajme

Cikloni ‘Lanos’ në Greqi ndryshon drejtim, këto janë zonat që pritet të godasë

Published

on

Cikoni ‘Ianos’ pasi goditi Thesalinë dhe Fthiotidën duket se ka marrë një kurs të ri drejtimi. Harku i stuhisë, sipas një harte më të re, pak para orës 7 të mëngjesit, duket se është transferuar në Evia dhe ishujt e Egjeut, ndërsa një front i dytë, më i vogël, manifestohet në vargmalin e Parnassos.

‘Protothema’ shkruan se fatmirësisht duket se fronti i tretë në zonën e Thesalisë dhe Volos, duket se është tërhequr.

Të dy frontet e stuhisë – Jon dhe Thesali – u bashkuan në lartësinë e Evijës juglindore, duke formuar një hark që shtrihet nga Evia veriore dhe Fthiotida, në zonën detare në jugperëndim të Peloponezit, duke kaluar Kythira, prefektura e Chania.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK