Sport
Challandes pyetet për dorëheqje, kjo është përgjigja e tij

‘Dardanët’ kanë barazuar 1:1 me Moldavinë në ‘Ennio Tardini’, në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Kombeve.
Pas ndeshjes, trajneri Challandes u pyet nëse do të jap dorëheqje në rast mos kualifikimi në Kampionatin Evropian, ku në tetor luajnë kundër Maqedonisë Veriore.
“Absolutisht jo, ne jemi Kosova dhe ne nuk flasim vetëm për kualifikimin në Evropian, por për progresin. Kam besim në këtë skuadër. Nuk është problemi tek kontrata”, ka deklaruar Challandes, përcjell lajmi.net.
“Nuk ishte ndeshje e dobët, por rezultat i keq. Nuk është surprizë e madhe për mua. Ju nuk ishit në konferencë, thash pikërisht atë që ndodhi sonte. Do të qëndroj i qetë me skuadrën, do të punojmë dhe do të bëjmë më të mirën për ndeshjet e ardhshme”./Lajmi.net/





















