Connect with us

Sport

Challandes: Mund të ketë ndryshime në skema

Publikuar

Trajneri ka folur lidhur me skemat, kundërshtarin, por edhe ndeshjen kundër Moldavisë, të cilën e ka vlerësuar si pozitive.

Më poshtë mund t’i shihni fjalët e Challandes.

Bernard Challandes: Po, nëse mendojmë për këtë kompeticion, sigurisht se mund të jetë ndeshja decisive. Do të provojmë të marrim maksimumin ndaj tyre.

“Ndoshta do të ndryshojmë, ndoshta. Por, ne flasim nganjëherë shumë për skemën. Duhet të kemi parasysh se kemi kundërshtar që nuk mund të luajmë vetëm si dojmë ne. I mbesim besnik filozofisë sonë. Mund të ketë detaje që ndryshojnë në skemën organizative.

“Isha i dëshpëruar me rezultatin (ndaj Moldavisë). Por, pasi kam parë ndeshjen, kam parë statistikat, dhe mund të them (ndoshta nuk pajtoheni), por kemi bërë një ndeshje të mirë. Vetëm finalizimi mungonte. Mund t’iu sigurojmë se nuk e nënvlerësojmë këtë skuadër. Lojtarët kanë bërë punë të mirë, kanë vrapuar shumë. Ata nuk jipnin shanse për kundërshtarin, por në fund ishte vetëm 1:1. Kemi situata të mira”, ishin fjalët e Challandes, përcjell lajmi.net.

“Shanset të shkojmë në Botëror nga Liga e Kombeve janë të vogla. Por, në rregull, nuk mund të them se është synimi më i rëndësishëm për ne. Mund të jemi të parët në grup, por e shoh këtë garë si të rëndësishëm për të shënuar progres. Ne do t’i qasemi me seriozitetin më të madh kësaj gare. Do të përballemi me një kundërshtar të fortë si Greqia. Tani luajmë në Ligën e Kombeve, por po mendojmë edhe për ‘Play Off’ të Euro 2020.”

“Jo nuk futemi për barazim. Futemi për fitore. Kjo është filozofia ime. Por, kjo nuk nënkupton që nuk duhet pajtohemi edhe me tjetër rezultat. Filozofia ime nuk lejon të përgatitem për barazim, por vetëm për fitore. Duhet të dimë se individualisht qëndrojmë keq, për shkak të stërvitjeve, transferimeve dhe klubeve. Ka shumë situata që duhet t’i kalkulojmë. Në të gjitha këto, unë duhet të komponojë skuadrën më të mirë për nesër. Mund të përlotem tani për lojtarët, ose të punoj në kushtet që kemi. Unë kam zgjedhur të punoj në kushtet. Kemi ftuar edhe lojtarë nga U21. Kemi 18 lojtarë dhe do ta përgatis ndeshjen me këta lojtarë. Jemi në situatë të vështirë.”

“Broja dhe Thaqi? Është e qartë se kishim nevojë për lotjarë të ri. Disa vende nuk i lironin lojtarët. Analizuam pozitat ku kemi nevojë për lojtarë dhe ftuam këta të dy. I njohim, ishin pjesë e grupit edhe më parë. Ata ishin edhe kundër Suedisë, si dhe Armendi është stërvitur edhe më parë, si dhe e kam parë në kampionatin e Kosovës. Mendoj se këto ishin zgjedhjet e duhura.

“Transferimet e lojtarëve? Janë zgjedhje të rëndësishme ato të lojtarëve. Nëse një lojtar luan në kampionat të madh, është me rëndësi për ne. Në këtë kohë kemi disa lojtarë që janë mes skuadrave dhe shpresoj të bëjnë më të mirën. Unë nuk mund të vendos për ta. Është normale, dëshirë e lojtarëve. Si trajner, shpresoj që ata të kenë minuta.”

Trajneri Challandes do të ketë shumë mungesa në formacion, dhe duhet të mendojë për ndryshime të shumta (obligative). /Lajmi.net/

Lajme43 minutes ago

Lushtaku i përgjigjet Abdixhikut: Mos ma përdor emrin, zgjidhi problemet në LDK – Kur dojnë me u bo interesant m’ përmendin mu

Lajme48 minutes ago

26 mijë denarë pagë, 11 mijë rruga dhe 4 mijë për hamburger: Çfarë i mbetet punëtorit?

Maqedoni2 hours ago

LSDM godet Mickoskin: “BE-ja anuloi vizitën për Mladiqin – Qeveria në Shkup ndoqi të njëjtën politikë!”

Shqipëri2 hours ago

Nisma ‘Besa’/ Deputeti i PS takim me banorët e Gjirokastrës, të moshuarit kërkojnë zgjidhje për problematikat

Lajme3 hours ago

S’ka më ‘çmim tavan’, do të përcaktohet nga tregu, MINT: Është nën monitorim të afërt, bëjmë një pauzë nga përcaktimi

Maqedoni4 hours ago

Skandal financiar në Strumicë/Sekuestrohen rreth 600 mijë euro CASH, edhe 500 mijë të tjera në llogari!

Maqedoni5 hours ago

Sali nga Dublini: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

Kosovë5 hours ago

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Maqedoni5 hours ago

AKI: Mos i prekni paratë e “Hasan Prishtinës”! Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit kundërpërgjigjen

Shqipëri5 hours ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni6 hours ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota6 hours ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

NA NDIQ NË FACEBOOK