Sport
Challandes i kundërpërgjigjet Bernard Berishës: Nuk e pranoj këtë mënyrë festimi

Berisha u inkuadrua në pjesën e dytë, ndërsa shënoi nëntë minuta para fundit, por festimi i tij ishte një mesazh për trajnerin Challandes, i cili edhe kësaj radhe vendosi ta linte në stol lojtarin e Akhmat Grozny.
Pas ndeshjes, Challandes ka thënë se nuk e pranon atë lloj festimi.
”Berisha? Pas ndeshjes gjithmonë mund të mendojmë se nuk ka qenë vendim i mirë.
Une e di pse e kam marr këtë vendim”.”Ai ka bërë punë të mirë si rezervist, unë pres nga rezervistët të sjellin diça në lojë”.
”Festimi i golit ishte mesazh për mua por menjëherë kam biseduar me të. Unë nuk pranoj këtë mënyrëfestimi, unë i thash se je pjesë e ekipit, shënove një gol të bukur por nuk kemi nevojë për festime të tilla dhe nuk pranoj festime të tilla”, u shpreh tekniku zviceran. /Lajmi.net/






















