Connect with us

Kosovë

Çfarë përmban deklarata e përbashkët ekonomike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së (Dokument)

Publikuar

me

Është nënshkruar marrëveshja në mes të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeshefit ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC), Adam Boehler.

Marrëveshjet e nënshkruara sot janë në vazhdën e marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Sipas dokumentit të nënshktuar, kjo të ofrojë qasje në gamën e plotë të përkrahjes në investime, ofruar nga Korporata Financiare amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, ashtu si edhe të përcaktojë veprimet lidhur me mbështetjen e Korporatës për projektet në Kosovë dhe trajtimin prej Kosovës të tyre.

“Marrëveshja e re Kosovë-SHBA për Nxitjen e Investimeve pritet që të ofrojë qasje në gamën e plotë të përkrahjes në investime, ofruar nga Korporata Financiare amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, ashtu si edhe të përcaktojë veprimet lidhur me mbështetjen e Korporatës për projektet në Kosovë dhe trajtimin prej Kosovës të tyre”, thuhet në dokument.

Deklarata e përbashkët ekonomike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Po ashtu, në këtë deklaratë thuhet se, të dyja shtetet pritet t’i identifikojnë projektet që fuqizojnë më tej integrimin ekonomik dhe zhvillimin në rajon.

“Kosova dhe SHBA-ja synojnë të zbatojnë me besnikëri Marrëveshjen e re Kosovë-SHBA për Nxitjen e Investimeve. Duke e zbatuar besnikërisht këtë marrëveshje, të dyja shtetet pritet t’i identifikojnë projektet që fuqizojnë më tej integrimin ekonomik dhe zhvillimin në rajon”, përfundon deklarata.

Deklarata e plotë:

Ne, Avdullah Hoti, kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Adam S. Boehler, kryeshef ekzekutiv i Korporatës Financiare amerikane për zhvillimin ndërkombëtar, e përshëndesim përmbylljen e shpejtë të marrëveshjes së re Kosovë-SHBA për nxitjen e investimeve.

E ndajmë dëshirën që kjo marrëveshje të nënshkruhet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të hyjë në fuqi në të ardhmen shumë të afërt, pas përmbylljes së procedurave tona të brendshme.

Marrëveshja e re Kosovë-SHBA për nxitjen e investimeve pritet që të ofrojë qasje në gamën e plotë të përkrahjes në investime, ofruar nga Korporata Financiare amerikane për zhvillim ndërkombëtar, ashtu si dhe të përcaktojë veprimet lidhur me mbështetjen e korporatës për projektet në Kosovë dhe trajtimin e tyre nga ana e Kosovës.

Pas normalizimit historik ekonomik Serbi-Kosovë, për të cilën u arrit marrëveshja më 4 shtator 2020 në Uashington, Kosova dhe Serbia synojnë të avancojnë negociatat pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së re Kosovë-Serbi për nxitjen e investimeve, lidhur me projektet e rëndësishme brenda Kosovës, përfshirë projektet për të cilat ka marrëveshje të jenë pjesë e normalizimit ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës.

Kosova dhe SHBA synojnë të zbatojnë me besnikëri marrëveshjen e re Kosovë-SHBA për nxitjen e investimeve. Duke e zbatuar besnikërisht këtë marrëveshje, të dyja shtetet pritet t’i identifikojnë projektet që fuqizojnë më tej integrimin ekonomik dhe zhvillimin në rajon.

Mirëpresim këto arritje si dëshmi konkrete të fuqisë së raporteve mes dy vendeve tona.

Prishtinë, 21 shtator 2020

loading...

Advertisement
Kosovë5 mins ago

Rexhep Selimi luan dhe tallet me Ramush Haradinajn dhe kandidaturën për president: S’po zgjedhim komandant

Lajme6 mins ago

Bullgaria e bllokon marrëveshjen e Frontex-it dhe Shkupit për shkak të gjuhës maqedonase

Lajme8 mins ago

Çairi edhe me një post të rëndësishëm! Ja kush emërohet Zv/drejtor i Drejtorisë së të hyrave publike!

Lajme14 mins ago

ASH reagon për drejtorët: Ejupi i “përjetshëm”, dhëndri i Nevzat Bejtës dhe vëllezërit “gjenial” Besimi!

Sport16 mins ago

Arteta i del në mbrojtje Lenos, pas gabimit trashanik ndaj Rapid Vienna

Kosovë22 mins ago

Selimi: E pyeta Albinin çka po thoshte kur tha “ka kënduar si bilbil” për Thaçin

Lajme31 mins ago

Berisha kryqëzon Ramën për ‘procedurat’: Inceneratorët helmojnë, u dogjën para ndërtimit

Lajme34 mins ago

Nga java tjetër mund të kemi orë policore për disa qytete ku ka më shumë të infektuar?!

Lajme35 mins ago

Partia Demokratike skaulifikon figura të njohura, do habiteni me emrat që nuk janë më pjesë e listave

Lajme36 mins ago

Zaev beson se negociatat do të hapen këtë vit

Sport37 mins ago

Bashkimi demolon Pejën, merr biletën për gjysmëfinale

Kosovë38 mins ago

Abrashi rrëfen si u zbulua skandali i “avullimit” të dy milionë eurove nga Thesari

Religjion51 mins ago

Kur takohen feja dhe njerëzorja! (Muhamedi a.s. shembull)

Kosovë54 mins ago

Rexhep Selimi flet për natën “më të rrezikshme për Kosovën” të para tri viteve

Sport58 mins ago

Napoli mposhtet në shtëpi, Alkmaar merr fitore minimale

Advertisement

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com