Sport
Çfarë nuk tha Messi në intervistë?

TyC Sports, portali argjentinas që raportoi i parë se Messi kishte ndryshuar mendim për largimin nga Barcelona, ka botuar një artikull: “Çfarë nuk u përgjigj Messi në intervistë”, përcjell lajmi.net.
Dhe në të vërtetë, ai kurrë nuk u përgjigj nëse do të qëndronte deri në fund të kontratës apo do të qëndronte deri në fund të karrierës së tij. Gjithashtu, nëse synon të largohet në të ardhmen, ai nuk ka sqaruar se cilat klube do të preferonte.
“Doja qëllime dhe sfida të reja. Unë po qëndroj tani, por do të bëjë më të mirën”, janë fjalët e vetme që Messi ka thënë për të ardhmen e tij te Barcelona.
Lionel Messi ka dashur të largohet nga Barcelona këtë verë, por klubi i tha se duhen 700 milionë euro për blerjen e tij./Lajmi.net/






















