Connect with us

Sport

Çeki – Skoci, sot luhet ndeshja më e çuditshme, e cila i ngjan Prishtinës së improvizuar me Linfieldin e Gjibraltarit

Publikuar

Për këtë arsye, sfida e Ligës së Kombeve mes Republikës Çeke dhe Skocisë, sot meriton titullin e ndeshjes më të çuditshme të vitit.

Pas ndeshjes së të premtes ndaj Sllovakisë në Ligën B, Republika Çeke njoftoi se kishte dy pjesëtarë të stafit të infektuar me COVID-19. Autoritetet shëndetësore vendosën që të gjithë lojtarët dhe stafi të izoloheshin, për të evituar përhapjen e virusit dhe asnjë prej tyre nuk mund të luante në ndeshjen e planifikuar sot ndaj Skocisë.

Fillimisht u mendua të anulohej ndeshja dhe të humbej në tavolinë, pavarësisht penaliteteve të tjera të mundshme të UEFA-s. Por më pas nisi kërkimi i një stafi dhe lojtarëve të rinj, të cilët improvizuan një ekip që do të zbresë sot në fushën e lojës.

Ekipi i Republikës Çeke do të drejtohet sot nga trajneri i përfaqësueses U18, i cili ka ftuar 23 lojtarë, ku shumica nuk kanë luajtur asnjëherë me kombëtaren, ndërsa një pjesë e madhe janë nga U20.

Kapiteni i kësaj kombëtareje do të jetë Roman Hubnik, 36-vjeçar, i cili për herë të fundit ka luajtur me ekipin në Euro 2016 dhe mbylli karrierën në përfaqësuese menjëherë pasi përfundoi turneu në Francë.

Një ngjarje e ngjashme ishte edhe ajo mes Prishtinës dhe Lincoln Reds të Gjibraltarit, ku prishtinasit krijuar një ekip të ri, por që edhe një pjesë e tyre rezultoi me Covid 19.

NA NDIQ NË FACEBOOK