Connect with us

Sport

Cavani arrin marrëveshje me top klubin e ri

Publikuar

më

Edinson Cavani është afër nënshkrimit me klubin e ri si futbollist i lirë.

“Sky Sport” raporton se ish sulmuesi i Paris Saint-Germain është në prag të finalizimit të marrëveshjes me skuadrën e Atletico Madrid, transmeton lajmi.net.

Klubi nga La Liga raportohet se ka bindur Cavanin që të vazhdojë karrierën në Spanjë edhe pse së fundmi kërkohej nga klube të ndryshme evropiane.

Cavani ishte përmendur edhe si objektiv i Juventusit, por klubi italian tani duket më i vendosur në ndjekje të Luis Suarezit nga Barcelona. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK