Connect with us

Sport

Camavinga, objektivi primar i PSG

Publikuar

Kampionët e Ligue 1 dhe finalistët e Ligës së Kampionëve, Paris Saint Germain, duket se kanë gati një plan për merkaton e verës.

Sipas raportimeve të ‘Le Parisien’, PSG duan të rivalizojnë Real Madridin për yllin e Rennes, Eduardo Camavinga, transmeton lajmi.net.

Madrilenët thuhet të jenë të vendosur për 17 vjeçarin, por do të presin deri verën e ardhshme.

Këtu synon të futet në lojë PSG, duke prishur planet me ndonjë ofertë gjatë kësaj vere.

Mbetet të shihet nëse parisienët do të jenë të aftë ta sigurojnë kartonin e yllit premtues francez. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK