Connect with us

Sport

Camavinga: Jam i lumtur që e refuzova Real Madridin

Publikuar

Camavinga ishte lidhur fuqishëm me një kalim tek kampionët e La Ligas, derisa edhe Paris Saint-Germain është e interesuar për shërbimet e 17 vjeçarit.

Në një intervistë për “Telefoot”, Camavinga deklaroi: “Kur një klub i madh interesohet për ju,natyrisht se është diçka e mirë. Por nuk pendohem për vendimin tim. Vendimin për të qëndruar te
Rennes e mora bashkë me familjen time. Sot jemi të lumtur për zgjedhjen që e kemi bërë”.

“Unë vetëm kam nevojë të fokusohem në futboll dhe të mos mendoj për ndonjë gjë tjetër rreth tij. Jeta është e bukur për momentin. Jeta është e bukur për momentin”, theksoi në fund Camavinga. /Lajmi.net/