Lajme
Cakaj takon ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, flasin për Kosovën

Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë Gent Cakaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Izraelit në Shqipiër, Noah Gal Gendler.
Në takim është diskutuar rëndësinë që ka njohja e Izraelit për Kosovën.
Cakaj këtë e sheh si hap madhor dhe se hap horizonte të reja mes Kosovës dhe Izraelit.
Njoftimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë ta takoj edhe Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, z. Noah Gal Gendler
!
Biseduam për rëndësinë e jashtëzakonshme të njohjes së Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit 
.
Ky hap madhor nuk i bën drejtësi vetëm historisë, por edhe hap horizonte të reja për zhvillimin e shumë projekteve dobiprurëse mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit.
Pas njohjes formale, pritet të përmbyllen procedurat e nevojshme për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Patjetër, folëm edhe për shtyrjen përpara të disa projekteve të rëndësishme ekonomike e jo vetëm mes Shqipërisë e Izraelit 
…
.




















