Connect with us

Lajme

Cakaj: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë

Publikuar

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Gent Cakaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani.

Cakaj në Berlin ka zhvilluar një takim me Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit për Çështjet Evropiane të Bundestagut.

Në takim kryediplomati shqiptar theksoi se Marrëveshja Kosovë-Serbi, duhet të përfundojë me njohje të ndërsjelltë.

“theksova se Presidenca Gjermane e Këshillit duhet t’i japë shtysë të fortë procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe se dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të përfundojë me asgjë më pak se njohjen e ndërsjellë”.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/cakajgent/posts/2733651486904475 

Sot në Berlin, pata një takim të shkëlqyer me Kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Bundestagut, z. Gunther Krichbaum 🇦🇱🇩🇪!

E informova hollësisht mbi përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të nevojshme para mbajtjes së Konferencës së Parë ndër-Qeveritare, duke përfshirë reformën zgjedhore, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, deri te ngritja e SPAK-ut dhe BKH-së. Ndamë të njëjtën pikëpamje lidhur me rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.
Po, patjetër: theksova se Presidenca Gjermane e Këshillit duhet t’i japë shtysë të fortë procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe se dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të përfundojë me asgjë më pak se njohjen e ndërsjellë 🙏

 

.

NA NDIQ NË FACEBOOK