Connect with us

Lajme

Brohoritjet plot mllef ndaj shqiptarëve, ja çfarë thotë Artan Grubi

Publikuar

me

Në Qendër të Shkupit gjatë ditës së sotme, para ndeshjes në mes Vardarit dhe Shkupit, sërish janë dëgjuar thirrjet raciste ndaj shqiptarëve. Turma brohoret thirrjen raciste tashmë të njohur ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ dhe këngë të tjera kundër shqiptarëve.

Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi thotë se të rinjët që brohorasin me gjuhë të urrejtjes në mes të Shkupit duhet të dënohen.

“Gjuha e urrejtjes dhe brohoritjet e sotme plot mllef të disa të rinjëve në mes të Shkupit është për tu dënuar. Sjellja e tillë nuk ka vend në shoqërinë tonë të re, shoqërine e barabartë për të gjithë, me vlera euroatlantike. Indoktrinimi i rinisë dhe intoleranca etnike janë me afat të skaduar” ka shkruar Grubi në profilin e tij zyrtarë.

Advertisement

MË TË LEXUARAT