Connect with us

Lajme

BILANCI I ZI: Deri më tani 700 qytetarë kanë vdekur nga koronavirusi

Publikuar

Deri më tani, 700 qytetarë kanë humbur betejën me virusin e ri që shkakton sëmundjen e njohur si SarsCov2, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell in7.

Vetëm ditën e sotme (21.09.2020) betejën me koronavirusin e kanë humbur 7 persona, në mesin e tyre edhe një 23 vjeçar nga Shën Nikolla.

Pacientët e tjerë që humbën betejën me sëmundjen janë të moshave dhe komunave të ndryshme. Dy pacientë nga Strumica (52 dhe 62), një nga Dibra (54), një pacient nga Shtipi (53), një pacient nga Prilep (66), një pacient nga Koçani (66).

Numri i përgjithshëm i rasteve btë diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 16.780, numri i pacientëve të kuruar është 13.949.

Raste aktive më shumë ka në Shkup, Kumanovë, Strumicë, Tetovë, Gostivar./in7.tv/

NA NDIQ NË FACEBOOK