Uncategorized
Bie zjarri në kampin e refugjatëve në Lesbos, mijëra vetë evakuohen

Mijëra vetë kanë ikur nga kampi i mbipopulluar i refugjatëve pasi shumë zjarre shpërthyen në atë vend në ishullin grek të Lesbosit, kanë thënë autoritetet.
Nuk ka pasur raportime mbi të lënduarit kur zjarri nisi në orët e para të ditës së sotme në kampin Moria.
Shkaku i zjarrit që dogji tendat dhe kontejnerët nuk ishte i qartë menjëherë, ka thënë një zyrtar i brigadës së zjarrfikësve, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Një zyrtar policor tha se emigrantët janë tashmë të sigurt. Njerëzit ishin parë duke e lënë kampin, derisa po mbante valixhet e tyre, thonë dëshmitarët.
Të paktën 25 zjarrfikës me 10 automjete, të ndihmuar nga policia, po luftonin me flakët nga jashtë dhe nga brenda këtij kampi.
Kampi Moria strehon më shumë se 12 mijë vetë. /Periskopi






















