Kosovë
Bie numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, 78 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 459 mostra, prej të cilëve rezultojnë 78 raste positive, njofton IKSHP-ja.
Numri total i rasteve pozitive është 13.791 raste nga 52.616 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 548 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.113 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.130.






















